-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vëllazëria” Rusi-Serbi, SHBA: Vuçiç e ka të vështirë t’i vendosë sanksione Moskës

Kryesoret

Bashkimi Evropian ështl treguar i prerë me Serbinë duke i kërkuar që të bëjë një zgjedhje, t’i vë sanksione Rusisë, apo ta dëmtojë rrugën e saj drejt integrimit.

Por, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, thotë se Serbia nuk e ka kaq të thjesht zgjedhjen, prandaj duhet të kuptohet situata e saj komplekse dhe rrethanat specifike.

Hill deklaroi për TV Happy se këto rrethana për Serbinë kanë të bëjnë kryesisht me varësinë e saj të madhe nga burimet ruse të energjisë dhe se është një tablo komplekse që s’mund të thuhet vetëm “bashkohuni në sanksione”.

“Nëse do të ishte vetëm nga ne dhe jo nga Serbia, do të thoshim se duhet t’i bashkoheni sanksioneve, por ne e kuptojmë se ka rrethana specifike për Serbinë”, deklaroi Hill.

Ai këto komente i ka bërë derisa është pyetur se si mos vënia e sanksioneve ndaj Rusisë mund të reflektojë për Serbinë nëse nuk merr shpejt një vendime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit