Kërcet kallashi në Klos! Një i vdekur dhe dy të plagosur

Një adoleshent 17-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri sot në Klos dhe dy persona të tjerë janë plagosur. Informacionet e para janë kontradiktore. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të qytetit. Të plagosurit janë dërguar në spital. Zona është rrethuar nga policia. /5pyetjet.al