-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trajneri i ri i kombëtares/ Duka: Pse të mos jetë Daja, Josa apo Bushi?

Kryesoret

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur sot në lidhje me trajnerin e kombëtares nëse do të vazhdojë që të jetë Edi Reja dhe emrat e lakuar në media. Duka u shpreh se për emrin te teknikut do të vendoset në fund të nëntorit dhe nuk përjashtoi që pasuesi të jetë shqiptar.

“Reja ka një kontratë deri në fund të nëntorit, do të ulemi të bisedojmë me të  dhe do të vendosim nëse do të rinovojmë apo jo. Do të bëjmë bilancet. Edy Reja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe progresin e ekipit kombëtar. Në edicionin e fundit kemi qenë edhe pak të pafat, me shumë mungesa, me gola të pësuar në minutat e fundit.

Padyshim që shumë nga tifozët nuk janë të kënaqur ose nuk kanë pritshëmritë, por duhet ta kemi memorien pak më të gjatë, pasi siguruam vendin e parë në Ligën C të Nations League, ndërsa gjatë eliminatoreve të Botërorit morëm 18 pikë, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.  Gjithashtu, me ardhjen e Rejës kemi 7 lojtarë stabël që 3 vite më parë nuk kishin luajtur asnjë ndeshje me kuqezinjtë.

Emrat e aluduar në media? Di Baggios i kemi ofruar dikur postin e drejtorit sportiv në FSHF, ndaj ka dalë emri në skenë, mund të jenë shumë trajnerë shqiptar, si Ilir Daja, Mirel Josa apo Alban Bushi ka shumë trajnerë me eksperiencë, pse të mos jetë një trajner shqiptar?” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit