-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ke, pse bërtet?! Fjalët e fundit, si u qëlluan babë e bir në sytë e policisë

Kryesoret

Tre janë përcjellë për në banesën e fundit babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira që u vranë dhe autori që u vetëvra në Klos, Fiqiri Mjeshtri. Dy të plagosurit ndodhen në spital në Tiranë.

Policia ka marrë në mbrojtje familjet në konflikt nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme. Panorama shkruan se gjatë konfliktit në lokalin ku ndodhi tragjedia kishte ngritje zëri, çka ka bërë dy efektivë policie të shkojnë në vendin që do të shndërrohej më pas në arenë krimi.

Efektivët e Komisariatit të Klosit kanë shkuar pranë tavolinës ku ndodheshin tre vëllezërit Mjeshtri dhe katër anëtarët e familjes Shira dhe Hasula, këta të fundit me lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.

Njëri prej efektivëve, ka vajtur pranë tavolinës ku ndodheshin 7 personat që po “sqaroheshin”. Madje, i ka pyetur pse po debatonin me zë të lartë. Fiqiri Mjeshtri u ka thënë atyre që të largoheshin sepse kishin bisedë miqësore.

Efektivët janë larguar afro 20 metra nga vendi i ngjarjes, por kanë mbajtur nën vëzhgim njerëzit që po ziheshin me fjalor banal. E megjithatë, efektivët nuk e kanë parandaluar krimin e rëndë.

Pasi ka vrarë 17-vjeçarin dhe ka qëlluar ndaj babait të tij që ndërroi jetë më pas në spital, Fiqiri Mjeshtri u ka kërkuar efektivëve që të mos afrohen.

Disa minuta më pas vrau veten. Vëllai i autorit, Besnik Mjeshtri rrëfeu se kur pa 17-vjeçarin Kenado të gjallë, Fiqiriu shkoi e qëlloi sërish dhe i tha “ti nuk jeton më”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit