-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku është djali i policit dhe roli në vrasjen e miqve të Vis Martinajt?

Kryesoret

Gjykata e Kurbinit dënoi dje me burgim përjetë Eduard Lamajn, i cili është njëri nga ekzekutuesit e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 Maj 2020 në zonën e Mamurrasit. Për Ilir Likën prokuroria kërkoi 35 vite burg, gjykata i vulosi dy vite më pak.

Eduard Lamaj dhe Ilir Lika kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj).

Në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola, djali i një oficeri policie të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Oltion Vlashi, të cilët prej dy vitesh ende nuk janë arrestuar nga Policia e Shtetit.

Procesi ndaj dy personave të kërkuar është pezulluar me një afat 1-vjeçar. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.

Shkaku i vrasjeve? Dyshohet se 4 autorët kanë pasur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoi më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur.

Eduart Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambientet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit