-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodka dhe letra nga Putini, Italia në prag të formimit të qeverisë së re

Kryesoret

Liderja italiane e të djathtës ekstreme, Giorgia Meloni, dhe aleatët e koalicionit, do të takohen të premten me presidentin e shtetit, Sergio Mattarella, për formimin e Qeverisë.

Nëse palët pajtohen, koalicioni i Melonit mund të betohet këtë fundjavë, një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, pritet t’iu bashkohet diskutimeve, pavarësisht shkundjes së unitetet të koalicionit me komentet që ka bërë pro-presidentit rus, Vladimir Putin.

Në disa incizime që kanë dalë në publik, ai është dëgjuar të ketë thënë se Putin ia ka dërguar 20 shishe me vodka për ditëlindje dhe një “letër të ëmbël”.

Meloni është zotuar se do të luajë rol kyç në NATO – aleancën ushtarake perëndimore.

“Italia me ne në Qeveri, nuk do të ketë kurrë lidhje të dobët me Perëndimin”, ka thënë ajo, duke tentuar të ulë shqetësimet për qasjen në politikën e jashtme.

Kryeministri në shkuarje i Italisë, Mario Draghi, i cili ka qenë në Bruksel për një samit të Bashkimit Evropian, e ka theksuar se anëtarësimi i Italisë në BE dhe NATO, është në qendër të politikës së saj të jashtme.

Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë në Twitter se teksa Berlusconi po shijon vodkën ruse, Meloni po demonstron se cilat janë parimet e vërteta.

Në rast se Meloni merr konfirmimin se mund të udhëheqë Qeverinë, ajo duhet t’ia dërgojë presidentit listën e ministrave me të cilët mund të betohet të dielën.

Procesi i votëbesimit, që pritet të mbahet javën tjetër, shihet si formalitet, duke marrë parasysh madhësinë e krahut të djathtë në Parlament./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit