-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I “prenë” biletën biznesmenit, por i dekonspiroi fotoja! Gjykata vendos për dy të “fortët”

Kryesoret

Ditën e sotme Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Luis Gaxhën dhe Rigers Spahiun, i cili është vëllai i Arjan Spahiut, të cilët u arrestuan dy ditë më parë pas zbulimit nga policia të një arsenali të tërë armësh.

Dy të arrestuarit, sipas policisë dyshohet se synonin të ekzekutonin një biznesmen të njohur në qytet.

Fotot e biznesmenit janë gjetur në celularin e të arrestuarit tjetër, Xhafer Deliu, i prangosur më 7 tetor me gjysmë kilogramë lëndë narkotike heroinë.

Në telefonin e tij ishte fotografia e të njëjtit biznesmen, i cili më herët ishte shënjestër për t’u vrarë nga Nuredin Dumani, aktualisht i arrestuar si vrasës me pagesë dhe që ka zbuluar një sërë krimesh.

I njëjti biznesmen dyshohet të ishte në plan për t’u eliminuar nga Gaxha dhe Spahiu, të arrestuar gjatë së enjtes, pasi në banesën e të parit u gjetën armë zjarri kallashnikov me silenciatorë.

Në banesën e Luis Gaxhit, u gjetën:

•    4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
•    3 pistoleta me silenciatorë;
•    2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
•    Kapsolla detonatore; 
•    Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”; 
•    4 aparate celulare;
•    Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit