-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Merrini ç’morët dhe ikni! Për atë Zot ikni!

Kryesoret

Kjo grua qëndroi në krye të Qeverisë Britanike vetëm 40 ditë. Prezantoi një strategji ekonomike që nuk u mirëprit dhe dha efekte negative menjëherë.

Dhe ajo iku! Iku ende pa mësuar ku e kishte zyrën.

Në Shqipërinë tonë ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet vendore….

Tre aktorët kryesorë te politikes sonë dhe “skuadrat” e tyre janë lëshuar nëpër fshatra e qytete…

Nëpër fshatra s’ka më njerëz. Ata, ose pijnë kafe mes vetit, ose marrin me vete edhe karriget edhe njerëzit për të bërë video e foto.

Më së shumti shajnë kundërshtarin.

Opozita akuzon qeverinë për korrupsion, ndërsa qeveria armën më të fortë për të fituar zgjedhjet vendore dhe mandatin e katërt ka kundërshtarin: Po ikëm ne, do të vijë prapë Saliu! Goxha argument për të kërkuar sërish votëbesimin.

E kam bërë shpesh me vete këtë pyetje:

Çfarë doni ti bëni më shumë këtij vendi e këtij populli? A s’ju mjaftojnë pasuritë që keni vënë? Për çfarë mund të keni më nevojë?

E keni në dorë, bëni dhe një amnisti, jo fiskale, por amnisti që të mos ju hetojë e dënojë askush për çfarë keni bërë deri tani, vetëm ikni.

Ikni ore ikni…dhe lerini politikën të marrë frymë, ndoshta “pjellim”edhe ne ndonje gje me te hairit.

Ikni siç iku ajo gruaja kur e pa se po i prishte punë popullit të saj.

E di që kjo është e pamundur të ndodhë në këtë fshatin tonë. Por ata që duhet ta bëjnë me votë, kanë zgjedhur të ikin vetë, kur kuptuan se kanë humbur shumë vite me votën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit