-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DASH: Presim një marrëveshje Kosovë-Serbi për targat në ditët në vijim

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për targat në mënyrë paqësore, në ditët në vijim.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan i Shtetit, Ned Price tha se si i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por edhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken, janë të angazhuar që të dyja vendet të zgjidhin mosmarrëveshjet.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun e BE-së. Ne do të vazhdojmë të jemi partner si për Kosovën, ashtu edhe Serbinë, me shpresën që ata mund ta zgjidhin këtë çështje në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim”, tha Price.

Ai përsëriti se SHBA-të mbështetësin dialogun për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Disa ditë më parë, Gabriel Escobar deklaroi se afati i caktuar nga qeveria e Kosovës për pararegjistrimin e automjeteve me targa RKS duhet të shtyhet për dhjetë muaj.

Sipas tij, do të ishte mirë që përgjigja e qeveria e Kosovës ishte pozitive./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit