-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëdhënia e njërit prej tyre me vajzën e viktimës/ Detajet: Si e vranë me sëpatë dy shqiptarët 53-vjeçarin grek

Kryesoret

Komuniteti i Nea Skionit në Halkidiki mbetet i tronditur, pas tragjedisë së ndodhur të enjten mbrëma ku një burrë humbi jetën pasi u godit me sëpatë. Sipas informacioneve dhe asaj që raportojnë  dëshmitarët okularë për protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes, kur dy vëllezërit, një 27-vjeçar dhe një 47-vjeçar, shtetas shqiptarë, kanë mbërritur në shtëpinë ku viktima jetonte me familjen e tij.

Më pas për një arsye ende të panjohur ka shpërthyer një episod i egër me viktimën 53-vjeçare dhe dy fëmijët e tij, ndërsa gjithçka dyshohet se ka ndodhur në rrugicën e vogël jashtë shtëpisë së familjes. 27 – vjeçari, i cili ishte në një lidhje romantike me vajzën e viktimës, ka plagosur me thikë fëmijët e kësaj të fundit, djalin 24-vjeçar, si dhe ka shtyrë në të njëjtën kohë partneren e tij 18-vjeçare dhe vajza 53-vjeçare.

Më pas, vëllai 47-vjeçar i 27-vjeçarit e ka goditur viktimën me shpinën e sëpatës në gjoks, por sipas dëshmitarëve okularë, 53-vjeçari ka vdekur jo në vend por jashtë një karburanti të vjetër, që ndodhet 300 metra larg skenës së episodit.

“Burri po përballej me probleme të rënda shëndetësore. Pas këtij episodi, familjarët e tij e futën në makinë dhe u larguan nga shtëpia, por ai nuk ndihej mirë dhe u ankua se i dhemb zemra. Ndaluan makinën jashtë pikës së vjetër të karburantit, e nxorën të shtrihej dhe në momentin që mbërriti ambulanca ai kishte vdekur”, raporton për protothema.gr një banor i zonës.

Komuniteti i vogël i Kasandrës është tronditur nga një ngjarje tragjike që solli vdekjen e 53-vjeçarit. Pjesa më e madhe e tyre raportojnë se bëhet fjalë për dy familje të cilat shpesh janë përleshur me njëra-tjetrën. Ndërsa kanë frikë të flasin pasi e dinë se kishin angazhuar sërish policinë në të kaluarën për çështje të ndryshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit