-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania ‘shumë e shqetësuar’ për tensionet Serbi-Kosovë

Kryesoret

Gjermania ka shprehur të hënën shqetësimin pasi mosmarrëveshja për targat e automjeteve ka rritur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.

Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane tha se Gjermania është shumë e shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në vend.

“Apeli ynë urgjent për të dyja palët në konflikt është që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe ta zgjidhin këtë konflikt në bisedime të drejtpërdrejta. Bëhet fjalë për të bërë kompromise pragmatike tani,” -tha ajo.

Serbët e Kosovës janë tërhequr nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në shenjë proteste ndaj vendimit të Prishtinës për zëvendësimin e targave të lëshuara për serbët nga autoritetet serbe me targa të Republikës së Kosovës.

Kosova thotë se do të fillojë të shqiptojë gjoba këtë muaj për shoferët serbë që përdorin targa të vjetra të para-pavarësisë dhe do të konfiskojë automjetet me numra të vjetëruar të regjistrimit pas 21 prillit 2023.

Ndërsa u bëri thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë obligimet e tyre për dialog dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratën lokale; ajo kërkoi nga autoritetet e Kosovës që të zgjasin procesin e ri-regjistrimit të automjeteve dhe të pezullojnë çdo veprim ndëshkues ndaj mbajtësve të vjetër të targave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit