-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau Indritin me kaçavidë? Dy provat që arrestuan vëllezërit

Kryesoret

17 ditë pas vrasjes së të riut Indrit Ndoji në Fushë Krujë, prokuroria është në pritje të analizave nga laboratori shkencor për njollat e gjakut që u gjetën në rrobat dhe shapkat e vëllezërve të dy vëllezërve të arrestuar Landi dhe Saimir Miri.

Viktima Indrit Ndoj, që rezultonte i arrestuar në shtator të 2021-it, për trafik të emigrantëve të paligjshëm dhe që ishte në “arrest shtëpie” u gjet i pajetë me një plagë kaçavide në kofshë disa metra larg shtëpisë. Pas ngjarjes u arrestuan dy vëllezërit.

Por cilat ishin provat?

Dy ka arritur prokuroria që të dokumentojë deri tani. Së pari janë një palë tuta me njolla gjaku që u gjetën në shtëpinë e të arrestuarve duke çuar pas hekurave Saimir Mirin, si të dyshuarin kryesor.

Ai u la 60 ditë në burg deri në kthimin e përgjigjes nga laboratori nëse gjurmët e gjakut janë të viktimës. Vëllai tjetër Landi Miri, u arrestua pas gjetjes së një shapke pranë vendit të ngjarjes.

Njëra nga shapkat, është gjendur në banesën e tij, ndërsa tjetra vetëm afër trupit të viktimës. Kjo shapkë është bërë shkak për të akuzuar dhe dyshuar si autor të vrasjes, vëllain tjetër, Landi Miri. Por asnjëri nga dy vëllezërit nuk i kanë pranuar akuzat që i lidhin me vrasjen. Hetimet vazhdojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit