-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e Ylli Meres në Greqi, policia: Pronari e plagosi, i mori telefonin dhe e la në mal

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e emigrantit shqiptar në Greqi Ylli Merja. Pasi u shpall i zhdukur nga familjarët trupi i të ndjerit u gjet u gjet pasditen e së dielës, në një zonë të masivit malor, nga efektivët e policisë.

Siç u bë e ditur, të martën e kaluar burri kishte shkuar në këtë zonë me një 59-vjeçar që banonte në të njëjtin fshat, për të vazhduar me prerjet e paligjshme të pyjeve.

51-vjeçari dyshohet se punonte për të pandehurin dhe kishin vizituar së bashku vendin e caktuar në raste të tjera për të njëjtën arsye.

Sipas informacioneve, një nga skenarët e konsideruar nga policia është fakti se 59-vjeçari është vetëplagosur me sharrë elektrike dhe më pas e ka hedhur në drejtim të viktimës, duke e plagosur për vdekje në kofshë.

Plagë në kofshë! Shqiptari gjendet i vdekur në Greqi, familja: E vranë

Një element i rëndësishëm që doli nga hetimi policor për çështjen, e cila është në dorën e organeve të drejtësisë, është se 59-vjeçari që u vetëplagos me sharrë elektrike, jo vetëm u largua me djalin e tij për t’u dërguar në një qendër shëndetësore, por i ka marrë edhe celularin viktimës dhe e ka hedhur rrugës.

Në kontrollet e kryera nga policia në shtëpinë e 59-vjeçarit dhe në automjetin e djalit të tij 28-vjeçar, u gjetën gjithsej pesë thika gjuetie, ndaj të dy personat u arrestuan për armëmbajtje pa leje.

Çfarë tha vëllai i viktimës
“Vëllai im u gjet i vdekur në mal. Ai kishte shkuar atje me një grek, ndoshta për të prerë dru. Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por dëgjuam se i është prerë këmba, nga një sharrë elektrike me zinxhir”, tha vëllai i 51-vjeçarit shqiptar, i cili kishte denoncuar zhdukjen e tij në polici më 4 nëntor.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit