-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bushi flet për “tradhtarin” Ndoj: Nuk ka ç’na duhen lojtarë që s’e ndiejnë fanellën!

Kryesoret

Larmi temash interesante në konferencën për shtyp të Alban Bushit para sfidave miqësore të Shqipërisë së 21-vjeçarëve kundër San Marinos dhe Malit të Zi.

Trajneri i shpresave kuqezi, vë pikat mbi i mbi disa çështje, duke nisur nga ajo që mban emrin e Andreas Ndoj, futbollistit për të cilin Shqipëria fitoi gjyqin në Arbitrazhin Sportiv në Lozanë me Greqinë, por më pas papritur vendosi të bëhet “grek” .

“Ndoj bëri dy zgjedhje brenda një muaji. Ka qenë lojtar i rëndësishëm yni kur ka nisur sportin, tek Kombëtarja U-17 me profesor Xhemon. Pastaj, vendosi të kalojë te Greqia. Në një kohë që nuk po e merrte Greqia, unë e pashë në disa video me Olimpiakosin B, më pëlqeu. Kontaktova me prindërit e tij dhe u thashë: “Mendojeni nëse do të jetë pjesë e ekipit U-21” dhe më thanë “PO”, me shumë kënaqësi. U bë pjesë e U-21, hodhi një firmë që ndryshon Federatën, nga ajo greke në shqiptare, pasi duhet një firmë që të luash ndeshje miqësore, siç luajtëm ne.

E hodhi firmën vetë, në dokumentin që ishte edhe shqip, edhe anglisht. Pastaj u kthye në Greqi, e mori ekipi i parë dhe tha nuk dua të luaj më për Shqipërinë, por për Greqinë. Nuk ka asnjë lloj problemi për ne, sepse ne duam lojtarë që ta ndjejnë fanellën kur luajnë për Shqipërinë. Nëse ai është me dy mendje, mbase ka edhe të drejtë, sepse kështu e ndjen ai. Thjesht ne duam lojtarë që të ndjejnë fanellën, dhe “të mos luajnë” shumë me ne. Nuk ka asnjë problem për ne, sepse ne vazhdojmë punën, lojtarë ka plot Shqipëria. I uroj suksese Ndojit, aty ku do të jetë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit