Përgjimet e policisë franceze kanë vënë në prangat 3 shqiptarët, të cilët trafikonin drogë.
Ata u arrestuan nga një kontroll i thjeshtë në rrugë Vougy.
Gjatë kontrolleve ndaluan një makinë në të cilin ndodheshin dy burra, ndërsa shoferi rezultoi pozitiv me kokainë.
Ndërkohë, në mjet u gjetën dhe 128 gramë heroinë.
Nga hetimet u zbulua se shitja e drogës kontrollohej nga burgu, nga një tjetër shqiptar.
Dy të arrestuarit në automjet u dënuan përkatësisht me 15 dhe 18 muaj burgim, ndërsa tjetri që menaxhonte rrjetin nga qelia, u dënua me 24 muaj burg.
Krahas burgut, ata janë dënuar të mos shkelin më në Francë kur të dalin nga qelia.