Arrestohet i riu që goditi gazetarin në Tiranë

Pesë ditë pas ngjarjes është arrestuar personi që goditi gazetarin Adriatik Doçi pranë shtëpisë në Tiranë. Autori është Redon Skutera. Ende nuk dihen arsyet që 30-vjeçari goditi gazetarin. Policia po e merr në pyetje dhe pritet dëshmia e tij për ngjarjen. /5pyetjet.al