-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e gruas shtatzënë nga bashkëshorti në Prishtinë/ Babai i autorit thyen heshtjen!

Kryesoret

Babai i Sokol Halilit, i cili vrau bashkëshorten e tij shtatzënë një ditë më parë në Kosovë, ka treguar se çifti nuk kanë pasur shumë marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Ai thotë se ngjarja e ka trishtuar, teksa shton se edhe nëse djali i tij do të vdiste, nuk do të mërzitej më shumë.

“Çka kanë pas mes njëri-tjetrit ata burrë e grua. Ata janë mbi 30 vjeç të dy. Nuk di çfarë të të them. Jam i mërzitshëm shumë. Keq ka ndodh shumë. Ishalla nuk ndodh kurrë keq. Edhe dytë me pas vdekë aty unë ma shumë s’kisha dit me u mërzit e me u idhnu. Ishalla Zoti e bën mirë se keq shumë u bo, ishalla kurrë më nuk bëhet”, tha ai për Telegrafin.

I pyetur se si i kanë pasur raportet me ish-bashkëshorten e të djalit, ai tha:

“Mirë e kemi pas me nusen shumë. Kurrgjë s’kemi pas me të. Veç ata dy s’kanë pasur marrëveshje mes njëri-tjetrin”.

Motra e gruas shtatzënë, e cila u vra të mërkurën në oborrin e QKUK-së ka bërë të ditur se e ndjera ka qenë vetëm 3 muaj e martuar me të dyshuarin, dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pre e dhunës fizike e psiqike nga bashkëshorti i saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit