-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gol apo jo? FIFA u jep fund dilemave për golin e dytë të Japonisë

Kryesoret

Goli i dytë i shënuar mbrëmjen e djeshme nga Japonia përballë Spanjës, gol i cili i siguroi një biletë për në fazën e të 16-ve ka ngjallur shumë debate tek të gjithë sportdashësit në mbarë botën.

Fotoja e topit i cili përhapi aq shumë dilema u bë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Por a ishte topi jashtë loje, apo jo? Kësaj dileme i dhanë fund UEFA dhe FIFA duke e konfirmuar të rregullt golin e japonezit, Tanakas, pasi topi nuk ka qenë tërësisht jashtë vijave të bardha.

Sensorët e teknologjisë së fundit të vendosur në top tregojnë se edhe pse disa milimetra, topi kishte prekur vijën, që do të thotë se aksioni ishte totalisht i rregullt dhe goli ka qenë i merituar për skuadrën japoneze.

Sipas rregullores së re të futbollit, mjafton një milimetër që topi të jetë në vizën e bardhë për tu cilësuar si lojë e rregullt.

Falë golit që hapi aq shumë polemika, Japonia arriti të kualifikohej e para në Grupin E me 6 pikë, duke lënë pas Spanjën me 4 pikë.

Gjermania e cila arriti të fitonte kundër Kosta Rikës arriti të grumbullonte vetëm 4 pikë, të cilat nuk e kualifikuan dot në fazën tjetër.

Ndeshja e radhës e Japonisë do të jetë kundër Kroacisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit