-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tifozët portugez nuk e duan më Ronaldon, të lihet në stol kundër Zvicrës

Kryesoret

Sipas sondazheve të gazetës portugeze “A Bola” rezulton se tifozët e Portugalisë nuk duan ta shohin titullar Cristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Zvicrës.

Një ndeshje shumë e rëndësishme pasi njëra nga ekipet do të vazhdojë më tej aventurën në këtë turne.

Sondazhi i publikuar nga e përditshmja portugeze është një publikim i cili Ronaldo nuk do të donte ta lexonte pasi rezultatet tregojnë se portugezët nuk e duan më atë.

Sipas A Bola 70% e të anketuarve të cilët plotësuan sondazhin nuk e preferojnë Ronaldon titullar përballë dyshes shqiptare Xhaka-Shaqiri.

Sigurisht vendimin e merr trajneri, Fernardo Santos.

Ai ka shumë alternativa për të plotësuar formacionin përballë Zvicrës ku mund të përmendet Leao i Milan, Andre Silva i Leipzig ose Ramos i Benfikës.

Por të mos fusësh në lojë yllin më të madh portugez është një vendim i cili nuk është i lehtë por do të shihet vendimi final i Santos kur të publikohet formacioni i portugezëve para ndeshjes me Zvicrën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit