-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Liberalizimi i vizave për Kosovën, presidenti i KE: Së shpejti do të kemi një përditësim

Kryesoret

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u shpreh sot se BE së shpejti do të japë një përditësim në lidhje me procesin e libewralizimit të vizave për Kosovën.

Këto deklarata Michel i bëri në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin slloven Robert Golob në Lubjanë, përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, të martën.

“Ne do të japim më shumë informacion të martën, por mund t’ju them se po bëhet përparim. Ne mund të shohim se hapa të rëndësishëm përpara janë bërë kohët e fundit. Nesër dëshirojmë të kemi një deklaratë të përbashkët që do ta afrojë Ballkanin Perëndimor edhe më pranë Bashkimit Evropian,” tha Michel.

Kosova është ndër të paktat vende europiane e cila është jashtë regjimit pa viza në BE dhe javën e kaluar, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ranë dakord për t’i dhënë dritë jeshile bisedimeve të Presidencës së Këshillit Evropian me Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Michel duke ju referuar Samitit të Tiranës shtoi se në agjendë do të ketë diskutime dhe për krizat energjetike, luftën në Ukrainë dhe krizën e migracionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit