-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afati për dialogun me Serbinë, Bislimi tregon “kushtin” e Lajçak

Kryesoret

Kosova insiston se diskutimet me Serbinë tani kanë afat të caktuar. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme, dhe e pohoi këtë para deputetëve.

Në tekstin e marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel nuk shënohet ndonjë datë si afat për përmbylljen e bisedimeve, por Bislimi thotë se për këtë çështje, një shkresë shtesë natën e 23 nëntorit e morën nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kërkesa ka qenë që diskutimet të kufizohen në kohë, në mënyrë që ato të mos zgjaten pastaj pa kufi dhe mendoj se me dakordimin e datës 23 nëntor e kemi arrtur këtë, për arsye se si pjesë e marrëveshjes është paraparë që bisedimet për propozimin franko-gjerman duhet të kufizohen deri në fund të marsit. Në fakt, në tekst nuk figuron data mars, mirëpo figuron takimi i grupit special për normalizim dhe pastaj ne e kemi pranuar këtë formulim vetëm në këmbim të një shkrese shtesë të z. Lajçak, ku ai e cakton afatin për normalizim, marsin 2023. D.m.th. ne e kemi marrë këtë siguri, e pastaj e kemi pranuar atë formulim”, theksoi zëvendëskryeministri.

Emisari europian, Miroslav Lajçak sot erdhi në Prishtinë dhe u takua me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, ai tha se s’është njeri i afateve, por tha diskutimet për planin franko-gjerman do të nisin dhe se pret që brenda javësh të ketë një takim Kurti-Vuçiç./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit