-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonia e Veriut i heq shtetësinë oligarkut ukrainas

Kryesoret

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për t’i hequr shtetësinë maqedonase oligarkut ukrainas, Oleksandr Onyshchenko.

Ai ishte pajisur me shtetësinë maqedonase më 31 maj të vitit 2021, bazuar në “dosjen e pastër”, me propozim Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kishin dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, Komiteti Olimpik maqedonas dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Por, dhënia e shtetësisë maqedonase shkaktoi reagime të shumta, pasi Onyshchenko është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Onyshchenko, i cili u pasurua nga biznesi i gazit, është në arrati që nga viti 2016, pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash.

Ai është futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Onyshchenko ka edhe shtetësi ruse./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit