-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Skenari me tre qëllime i Ramës në sulmin kundër Berishës

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në një deklaratë për mediat renditi tre qëllimet, sipas tij të qeverisë Rama në sulmin që organizuan kundër Sali Berishës.

“Pak orë nga agresioni është e qartë se pas atentatit politik dhe të pabesë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, fshihet Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu. Informatori i Policisë është porosia direkte e pushtetit.  E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime:

Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët të mos kishin zë sot.

Dhe së dyti, acarimin e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të opozitës, në një shkallë që do i shtynte ata përtej arsyes, dhe drejt dhunës përplasjes me policinë.

dhe së treti shmangien e Berishës dhe opozitës si interlokutor dhe shpalljen e tij dhe PD si forca destabilizuese dhe anti-europiane.

Gjatë gjithë javës pushteti u munduan të pikturonte me ngjyrat e Rilindjes, ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë të dhunshme.

Por skenari ju mbeti përgjysmë. Për tu hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës, Cuci me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, që u munduan të neutralizonin informatorin e future të Policisë.

Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore.

Probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama. Një hakmarrës serial, sic e pohon vetë në librin “Kurbani”, dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës.

Me dhunen e korrupsionit ka blere votat, me dhunen e papunesise ka perzene shqiptaret nga shtepite e veta, me dhunen e varferise mban veten ne pushtet. Me dhunen fizike kerkon te hakmerret ndaj opozites. Llogarite i ka bere gabim” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit