-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“5pyetjet.al” publikon raportin: U morën të dhënat e llogarive bankare

Kryesoret

Ka ndodhur ajo që të gjithë i trembeshin më shumë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit në Qershor të këtij viti ka publikuar një raport që nëse do të vërtetohej nga prokuroria do të ishte skandali më i madh për nxjerrjen e të dhënave. Bëhet fjalë për të dhënat me llogaritë bankare të shqiptarëve.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit në raportin për të dhënat personale thekson se gjatë hetimeve që prokuroria ka kryer për nxjerrjen e databazës së pagave brenda hard diskut të njërit prej të pandehurve u konstatua gjithashtu edhe një numër i konsiderueshëm dokumentesh të tjerë me të dhëna bankare për klientë të ndryshëm. Më tej, raporti thekson se është e paqartë si janë marrë këto të dhëna dhe si ka vepruar më tej prokuroria.

Në kuadër të hetimeve penale të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për databazën e pagave, në hard diskun objekt ekspertimi që i përket një prej të pandehurve me iniciale K.S. u konstatua gjithashtu edhe një numër i konsiderueshëm dokumentash të tjerë me të dhëna bankare për klientë të ndryshëm.

Pjesë nga raporti që “5pyetjet.al” e disponon të plotë

Ky element është shqetësues në drejtim të sigurisë së të dhënave të tjera. Është e paqartë se si janë marrë këto të dhëna dhe nëse ka patur nga prokuroria referim për hetimin administrativ të subjekteve (kontrollues në sektorin bankar apo më gjerë) që janë në kontakt me këto të dhëna” thuhet specifikisht në raportin që “5pyetjet.al” e disponon të plotë.

Lista e zgjedhësve në qarkun e Tiranës në databaze kishte edhe të dhëna të tjerë personale sensitive, numri ID, telefoni, vendi i punës, etj. Gjithashtu në media doli edhe databaze e targave.

Ndërkohë që këtë vit hakerat publikuan të dhëna të tjera sensitive nga sistemet e policisë. Të vetmet që nuk kanë dalë janë të dhënat, llogaritë bankare, por Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre alarmin se kanë qenë në duart e disa individëve. Fjalën e ka prokuroria për të dhënë shpjegime se cfarë ka bërë me hetimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit