-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfiskimi i pronave nga qeveria, Gështenja: Fiks si Enver Hoxha në 1945

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka reaguar në lidhje me vendimin e Edi Ramës për konfiskimin e pronave. Ai u shpreh se ky është një venim natikushtetues dhe që i njëjtë me vendimet që përdoret diktatori komunist, Enver Hoxha.

Ai tha se e gjithë kjo praktikë është e ngjashme me vendimet e dhunshme të diktaturës komuniste në vitin 1945, e cila përmes komitetesh ekzekutive, sekuestroi pasuri të mëdha të qytetarëve shqiptarë me argumenta qesharake. Ende nuk nuk ka një bilanc se sa pasuri shqiptarësh zhduku diktatura komuniste por vetëm në konfiskimin e floririt, besohet se janë më shumë se 44 milionë franga ari që në vlerën e sotme janë mbi 400 milionë euro.

Ky akt është tërësisht antikushtetues dhe kriminal. Çdo qytetari mund t’i hiqet e drejta e pronësisë, vetëm pas një procesi dhe vendimi të rregullt ligjor, pasi të kalojë të gjitha shkallët. Çdo mënyrë tjetër është abuzive dhe antiligjore!

Po kush janë problematikat e këtij modeli:
• Vendimi i Qeverisë për “Konfiskimin” është në kundërshtim Konvetat Ndërkombëtare, Kushtetutën me ligjin!

• Bazuar në legjislacionin aktual, ndërtuesit që kanë shkelur ligjin do duhej të procedoheshin nga Prokuroria, ku sipas informacioneve një pjesë e mirë janë të proceduar, ndërkohë me këtë vendim i shpëton nga ndëshkimi penal shkelësit, siguron disa ardhura, ndoshta më shumë në xhepat e tyre se sa në buxhetin e shtetit.

• Vendimi i Qeverisë për “Konfiskimin” është në kundërshtim me Kodin Penal ku në Nenin 36 sanksionohet “Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata dhe ka të bëjë me marrjen dhe kalimin në favor të shtetit të pronës, sendeve, apo çdo pasurie tjetër”.

• Procedura ekzekutive që po shoqëron gjithe procesin nuk është transparente si dhe bie në kundërshtim te plotë me zbatimin e ligjeve, si për punimet e ndertimit ashtu edhe pëe kontratat e shkëmbimit me palë të treta!

• Te gjithë biem dakord, une i pari qe subjektet ndertuese private kane shkelur ligjin dhe duhet te ndeshkohen sipas legjislacionit ne fuqi pa perjashtuar askend… të afert ose jo me qeverine , te afert ose jo me bashkine.

• Nderkohe e dime qe ne Tirane por jo vetem, ne cdo fshat te Shqiperise nuk mund te hapesh nje dritare pa leje ose te ndertosh nje avlli jo me te ndertosh kate shtese apo pallate pa leje,” ka renditur Gështenja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit