Aksident në Pogradec, makina merr përpara biçikletën

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec. Mësohet se një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Drejtuesi i biçikletës është plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa shkaktari i aksidentit është larguar nga vendndgjarja. /5pyetjet.al