Punonjësit e ministrisë së Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut janë evakuuar, pas një kërcënimi për vendosje të bombave që është dërguar në adresën elektronike të këtij institucioni.
“Pas kontrolleve të ekipeve të specializuara anti-terroriste të forcave policore është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ky është alarmi i parë për vendosjen e bombave në një institucion shtetëror, që nga paraqitja e këtij fenomeni më 26 nëntor.
Që atëherë dhjetëra shkolla të mesme në Shkup dhe qendra tregtare kanë marrë kërcënime për bomba, por të gjitha kanë rezultuar të rreme.
Kërcënime për vendosje të bombave të hënën janë dërguar edhe në Qendrën e Transportit Publik, në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Biser”, si dhe ndërtesën “Flat Iron”.
Drejtuesit e institucioneve ende nuk kanë arritur të zbulojnë burimin e dërgimin të kërcënimeve përmes postave elektronike./REL









