-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA kundër dërgimit të ushtarëve serb në Kosovë/ Bërnabiç i përgjigjet Escobar!

Kryesoret

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është “një tjetër politikan që me vendosmëri është kundër rezolutave valide të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Në disa postime në Twitter, Bërnabiç, ka thënë se Escobar “e ka marrë rolin e Këshillit të Sigurimit dhe me votën e tij unanime, të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë dhe ministres [Viola] von Cramon, të njohur edhe Raportuesja për Kosovën*, e ka anuluar Rezolutën 1244”.

“Keni garanci të fortë nga ne”, Escobar: SHBA kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

Bërnabiç nuk e ka bërë të ditur se cilave deklaratave të Escobarit u është referuar, apo cilave veprime të mekanizmave tjerë ndërkombëtarë.

Escobar ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i. Ai tha se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

Tensionet në veri të Kosovës, Lajçak flet pas bisedimeve me Kurtin dhe Escobarin!

Të mërkurën, Escobari bashkë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Sebi, Mirosllav Lajçak, kanë takuar në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit