Plas thika në Gramsh, plagoset rëndë 37-vjeçari/ Emrat

Si pasojë e një sherri me thika në Gramsh është plaguar  37-vjeçari  Andi Dragoti nga 28-vjeçari, Feta Bezati. Sipas raportimeve Dragoti është nisur drejt spitalit të Traumës Tiranë, pasi ka marrë plagë të rënda  në trup. Feta Bezati është vënë në pranga nga policia. Mbetet e paqartë motivi i sherrit mes dy të rinjve. /5pyetjet.al