Abuzim me tenderin Kardhiq-Delvinë? Qato sërish në SPAK

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato është paraqitur në SPAK këtë të premte. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë së tenderëve. Qato dëshmoi në SPAK në tetor për këtë çështje, ajo u padit nga kompania Gjoka, pasi kjo kompani u përjashtua nga gara për rrugën Kardhiq-Delvinë. /5pyetjet.al