Sipas inteligjesncës gjermane interesi i inteligjencës ruse pë Gjermaninë vazhdon të rritet ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.
Kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang renditi Kinën dhe Iranin midis atyre vendeve, shërbimet sekrete të të cilave janë aktive në Gjermani.
“Interesi i shërbimeve të inteligjencës ruse këtu në Gjermani jo vetëm që nuk është ulur, por po rritet ndërsa efektet e luftës vazhdojnë ”, tha Haldenwang.
“Situata aktuale tregon edhe një herë se sa real është rreziku i spiunazhit rus,” shtoi ai, duke iu referuar një agjenti të dyshuar të dyfishtë në Shërbimin Federal të Inteligjencës Gjermane (BND), i cili u arrestua pak para Krishtlindjeve.
Personi i arrestuar dyshohet se i ka dhënë informacion të klasifikuar një agjencie të inteligjencës ruse .
Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, disa shtete evropiane dëbuan agjentët rusë, me Gjermaninë që dëboi 40 anëtarë të ambasadës ruse në Berlin.
“Ne po bëjmë përpjekje serioze për të parandaluar që personat e tjerë që mund të lidhen me shërbimet e inteligjencës ruse të vijnë këtu në Gjermani ”, tha Haldenwang.
Ai shtoi se qeveria federale ka forcuar rregulloret e vizave për këtë qëllim.









