-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Veliaj grabit miliona Euro me inceneratorët dhe tani po ndot detin

Kryesoret

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar denoncimin e kandidatit për kryetar bashkie të Durrësit, Igli Cara që ngriti shqetësimin se ujërat e ndotura të landfillit të Sharrës në Tiranë derdhen në bregdet, konkretisht në Gjirin e Ishmit.

Ish-Presidenti pasi e cilëson skandal thotë se bashkia e Tiranës që drejtohet nga Erion Veliaj grabit qindra milionë euro për inceneratorët dhe e Durrësit shpenzon po miliona për të sjellë plehrat në Sharrë dhe në fund e pësojnë qytetarët pasi impiant për trajtimin e mbetjeve nuk ka, por pas marrin ndotjen në det.

Solidaritet dhe mbështetje të plotë për shqetësimin e ngritur nga Kryebashkiaku i ardhshëm i Durrësit, z.Igli Cara për Ujërat e kontaminuara të Landfillit të Sharrës, që përfundojnë në Erzen dhe më pas në Gjirin e Ishmit në Durrës.

Igli Cara: Durrësi i mbushur me plehra, 961 mln lekë në oborrin e Ramës

Ky problem është denoncuar vazhdimisht edhe më parë nga komuniteti i Ishmit dhe Shoqatat Mjedisore. Kjo situatë skandaloze ku Bashkia e Veliajt grabit qindra milion euro për inceneratorë, që nuk ekzistojnë dhe Bashkia e Durrësit, që shpërdoron miliona euro për të çuar plehrat në Landfillin e Tiranës duke dëmtuar edhe shëndetin e qytetarëve me ndotjen e ujërave të lumenjve, do ta marrin përgjigjen e merituar më 14 maj kur pushteti lokal do t’u kthehet qytetarëve. Qytetarët janë të parët” shkruan ai.

VIDEO- Braimllari: Landfilli i Sharrës së Veliajt po ndot edhe detin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit