-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 mënyra për t’u ndjerë më pozitivë kur ju duket sikur asgjë s’po shkon mirë

Kryesoret

Shëndeti mendor përfshin më shumë kultivimin e emocioneve pozitive sesa thjesht minimizimin e atyre negative. Shpesh ngarkesa e përditshmërisë dhe jeta na bëjnë të mos i shohim gjërat e vogla që kanë fuqi të madhe pozitive, por nëse doni të ndiheni mirë në ditë gri, ka ca sekrete që jua bëjnë më të thjeshtë.

1. Vër re dhe vlerëso gjërat që të japin gëzim

Ka shumë gjëra që na bëjnë të ndihemi mirë dhe na ndriçojnë përreth, por disa njerëz dinë t’i vënë re më mirë se ca të tjerë. E keni parasysh atë ndjesinë e lezetshme që ndjejmë kur biem për të fjetur çdo natë? Po buzëqeshjen e atij bebushit që iu ndryshoi ditën? Janë ca detaje të vogla që të ndryshojnë komplet ditën, por për t’u ndjerë edhe më mirë ju duhet t’i vini re dhe t’i vlerësoni më shumë.

2. Vendose veten në situata që me shumë gjasa do t’ju japin emocione pozitive

Të gjithë e kemi në dorë vetë humorin tonë! Sigurisht ka raste përjashtuese, por vetëm ju mund ta bëni ditën tuaj më të gëzuar.  Keni provuar ndonjëherë të dilni në park kur jeni të ngarkuar emocionalisht? Përfshihuni më shumë në aktivitete që ju japin gëzim. Me pak fjalë surprizojeni vetë përditshmërinë tuaj.

3. Targetoni spektrin e emocioneve pozitive që doni

Në shëndetin mendor ka shumë rëndësi fokusi i të ndjerit në paqe, i qetë. Në realitet ka një varietet të emocioneve pozitive që shkojnë përtej relaksit dhe mungesës së stresit. Për të maksimizuar lumturinë ju duhet që rregullisht t’i përjetoni në spektër të gjerë emocionet pozitive, jo vetëm disa prej tyre. Disa shembuj janë: gëzimi, të ndjerit i kënaqur, mahnitja, dashuria, ndërveprimi, krenaria, etj.

4. Gëzoni për suksesin e të tjerëve

Si ndihesh kur sheh njerëzit rreth teje që po shijojnë jetën e tyre? Ndjen zili apo gëzim dhe entuziazëm kur sheh që gjërat për ta po shkojnë mirë?! Nëse nuk e limitoni dhe ngushtoni veten nga zilia, të ndjerit mirë për të tjerët përkthehet në gjendje edhe më të mirë për ju dhe shëndetin tuaj mendor.

5. Përpiqu t’i krijosh të tjerëve emocione pozitive

E ke pyetur veten nëse njerëzit qeshin në praninë tënde? Nëse ata janë krenarë, ndihen të çlodhur, të gëzuar apo me energji të mirë kur janë me ty? Të gjitha këto janë ngjitëse dhe konsiderojeni arritje nëse i bëni të tjerët të ndihen mirë. Kjo do t’ju lejojë që emocionet e tyre pozitive të vijnë edhe tek ju.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit