-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëshqitja e dheut në Kodër-Currila, PD : Nxori zbuluar aferën korruptive

Kryesoret

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për abuzime në qytetin e Durrësit, pas rrëshqitjeve të dheut në Kodër-Currila

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj tha se tashmë kuptohet afera korruptive në prill 2015, ku vetëm, pak javë para zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të njeriut të tij të besuar, Vangjush Dakos për të bindur durrsakët se kishte ardhur fundi i rrëshqitjeve në zonën Kodër-Currilave.

Deklarata e plotë: 

Ndërkohë që Kodra e Currilave vazhdon të degradojë sa herë që ka reshje shiu, qofshin këto të vogla apo të mëdha, gjithmonë e më shumë arrijmë të kuptojmë investimet sipërfaqësore të qeverisë dhe abuzimet që janë bërë dhe bëhen me qytetin e Durrësit.

Tashmë arrijmë të kuptojmë qartazi aferën korruptive në Prill 2015, ku vetem, pak javë para zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të njeriut të tij të besuar, Vangjush Dakos për të bindur durrsakët se kishte ardhur fundi i rrëshqitjeve në zonën e Korea se Currilave.

Premtimet se investimi në këtë zonë do të eleminonte për një kohë të gjatë problemet në te po e tregojnë vit pas viti që nga 2015, që janë premtime boshe dhe abuzive.

Disa nga pikëpyetjet per kete projekt:
1. Ku janë janë 50 mijë fidanë që u premtuan se do te mbilleshin ?
2. Ku është pamja e transformuar e një kodre të gjelbëruar me një larmi bimësie, qe do te ndodhte brenda një harku 2-3 vjeçar “?
3. Cili është atraksion i rëndësishëm qe u premtua për të gjithë ata që do të shfrytëzojnë vijën e shëtitjes në ajër të pastër.?
4. A kane studime te mirëfillta gjeologjike lejet e ndërtimit e dhëna në Kodrën e Currilave dhe Kodër Vilë?
5. Bashkia e Durrësit me detyrën e saj funksionale te mirëmbajtjes jo vetëm të zonës por dhe mirëmbajtjen e se ashtuquajturit projekt i cili do te sillte si risi dhe shëtitoren ndërmjet Kodrës së Currilave dhe Kodër Vilës… Kjo e fundit e tej mbushur me leje ndërtimi pa kriter.

Ky Investim i dështuar 2 milion dollarësh në Kodër-Currila tregon qarte se fsheh aferën korruptive në realizimin e punëve publike në Durrës.

Por, pavarësisht këtij fakti, ende nuk është bërë asnjë ndjekje penale nga Prokuroria e Durrësit apo të ketë nisur ndonjë hetim për dëmin financiar të shkaktuar nga zbatuesit e projektit, Bashkia Durrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit