-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gërvalla kundër SHBA-së: Asociacioni ka vdekur

Kryesoret

Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se çështja e Asociacionit ka vdekur. Ajo i është kundërpërgjigjur emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Gërvalla është shprehur për herë të parë për këtë çështje, që prej deklarimit të emisarit Escobar për nisjen e menjëhershme për themelimin e Asociacionit.

“Beogradi flet për Asociacionin, por ky propozim ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet. Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos formohej. Teksa flasim me partnerët dhe aleatët tanë, dëgjojmë se ky duhet të jetë një formacion që i jep të drejta komunitetit serb, por nuk shoh ndonjë të drejtë që kushtetuta nuk u garanton”, ka deklaruar ndër të tjera shefja e diplomacisë kosovare.

Escobari ka sqaruar natyrën e Asociacionit. “Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese. Ne flasim se si ta bëjmë veriun e Kosovës më funksional dhe më të lidhur me qeverinë në Prishtinë. Ne do ta bëjmë këtë. Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare e pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë”, deklaroi Escobari përgjatë vizitës së tij në Serbi.

Rashiç konfirmon pjesëmarrjen në diskutimet e SHBA-së për Asociacionin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit