-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetit ukrainas: Shumë shpejt do ta njohim Kosovën

Kryesoret

Deputeti i Ukrainës në Asamblenë e Këshillit të Evropës (KiE), Oleksiy Goncharenko tha se Ukraina së shpejti do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij është në interesin e të gjitha vendeve edhe të Serbisë që ta pranojnë Kosovën si shtet i pavarur.

Në KiE u diskutua për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe Goncharenko tha se Kosova duhet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës si dhe e Bashkimit Evropian.

“Së pari dua t’u drejtohem të gjithë kolegëve, atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ukraina, vendi im është njëri prej tyre, unë dërgova projektligjin në Parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt, sepse ky është realiteti dhe ne duhet t’i emërtojmë gjërat si janë. Ky është një shtet i pavarur, tashmë ka ndodhur. Dhe është në interesin e të gjithëve në këtë kontinent për të pranuar realitetin dhe për të ecur përpara, dhe unë dua t’u drejtohem serbëve tani dhe Serbisë,dhe të them se është në interesin më të mirë të Serbisë ta bëjë këtë”, tha ai.

Ai tha Serbia nuk duhet të përpiqet të kthejë prapa diçka që e ka humbur.

“Serbia duhet të veprojë absolutisht të njëjtën mënyrë për të ndërtuar një vend normal, për të shkuar drejt Evropës, për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, dhe të mos përpiqen të marrin mbrapsht diçka që mendojnë se e kanë humbur, edhe nëse madje mendojnë se e kanë humbur, e kanë humbur përgjithmonë”, shtoi ai./Telegraf

Bushka: Lënia jashtë e Kosovës nga KiE rrit rrezikun që Wagner të prishë stabilitetin në rajon

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit