-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak darkë pune me zëvendëskryeministrin e Kosovës

Kryesoret

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi në Prishtinë.

Bëhet e ditur se Lajçak dhe Bislimi do të kenë një darkë pune.

Më herët, zëdhënësi Përparim Kryeziu tha se Qeveria nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti.

Por Lajçak ka folur për planin evropian i quajtur ndryshe, plani franko-gjerman.

Ai ka thënë se propozimi përmban 11 pika, teksa kanë prezantuar versionin e parë duke iu kërkuar të dyja palëve ta japin komentin e tyre.

I pyetur se sa ka ndryshuar ky draft nga drafti i parë i planit, ai ka thënë se filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar, sepse filozofia është hartuar me mirëkuptimin më të mirë se si të arrijmë te normalizimi.

Vizitat e shpeshta të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe SHBA-së, në Kosovë e Serbi ndërlidhen me vazhdimin e përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve mes dyja vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit