-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho: Ja skema që do përdor në kombëtaren shqiptare të futbollit

Kryesoret

Sylvinho është trajneri i ri i Shqipërisë dhe do të ketë në dorë fatin e kuqezinjve në kualifikueset e Europianit. Braziliani ka punuar me trajnerë të mëdhenj të futbollit botëror dhe për këtë arsye pritet shumë prej tij në Kombëtare. Së fundmi Sylvinho ka treguar për “The coach voice” më tepër për skemën e tij të preferuar dhe mënyrën se si e sheh futbollin.

“Çdo gjë shërben për një trajner futbolli. Unë kam qenë ish-futbollist që kam luajtur në Spanjë, në Angli e Brazil. Kam punuar në staf teknik në Itali, mendoj se çdo gjë nga kjo të shërben. Pastaj të punosh me emra si Arsen Venger, Frank Rajkard, Guardiola, Roberto Mançini, njerëz që të japin diçka shumë të mirë, janë njerëz të një niveli shumë të lartë, ndërsa ne do të studiojmë futbollin dhe të kërkojmë të ecim para.

Mua më pëlqen të luaj 4-3-3 apo 4-2-3-1, për të gjithë atë që kam përjetuar, por futbolli tani është më dinamik, në futboll tani kërkohen lojtarë që mund të ekzekutojnë 2-3 funksione të ndryshe, që kanë këmbë të shpejta, me cilësi teknike dhe bëjnë që këto numra të zhduken në fushë. Nëse kërkon të bësh presion te mbrojtësit kundërshtarë, ky rreshtim që thashë më sipër ndryshon në 4-4-2 pasi një mesfushor shkon të bëjë presing bashkë me sulmuesin.

Gjithçka ndryshon me shpejtësi në futbollin e sotëm. Por numrat janë të rëndësishëm. Unë besoj se taktika mund t’u shërbejë lojtarëve që janë në fushë, u jep 2 sëkonda më shumë për të menduar, për t’u shkëputur që të marrin topin dhe ta qarkullojnë atë”, tha fillimisht trajneri.

Trajneri më pas u ndal edhe te lojtarët e duhur që nevojiten për një skemë të tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit