-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beqaj reklamon xhubletën dhe djathin në Vermosh, komentuesi i kujton rrugën e pashtruar!

Kryesoret

Ilir Beqaj, drejtori aktual i agjencisë së për menaxhimin e fondeve të donatorëve dhe ish-ministër i Shëndetësisë ka reklamuar sot xhubletën dhe djathin mishavin të Kelmendit.

Në një postim në rrjetet sociale Beqaj shkruan se në vitin 2013, Vermoshi njihej nga shqiptarët vetëm si skaji më verior i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2023, qytetarët shijojnë bukuritë e natyrës dhe ushqimin e këtij vendi.

Por, një komentues i ka kujtuar rrugën e lënë në mes. Bëhet fjalë për aksin Tamarë-Nikç-Vukël që është premtuar prej tetë vitesh nga maxhoranca, por nuk është përfunduar ende.

Postimi i Beqajt:

Në vitin 2013, për shumicën e shqiptarëve Vermoshi njihej vetëm si skaji më verior i Shqipërisë. Në vitin 2023: Shqiptarë e musafirë të huaj vizitojnë lehtësisht dhe shijojnë bukuritë e natyrës dhe mikëpritjen e ngrohtë malësore në Leqet e Hotit, Tamarë, Lëpushë e Vermosh. Rruga e re, prej Bajze në Vermosh, është pjesë inventarit të rrugëve kombëtare dhe mirëmbajtja e saj garantohet 365 ditë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Xhubleta, kjo veshje tipike e grave të Kelmendit është pjesë trashëgimisë jomateriale botërore dhe mbrohet nga UNESCO. Djathi mishavin i Kelmendit dhe djathi i ziem (i zier) i Veleçikut janë produkte të çertifikuara me tregues gjeografikëtë mbrojtur, emërtim origjine të mbrojtur dhe specialitete tradicionalë të garanatuar.

Komenti:

Po more zotni Ilir e vertete kjo qe thoni ju, por keni harruar premtimin e rruges Tamare-Nikç-Vukel. Keni 8 vjet qe eshte premtuar dhe nuk eshte bere asgje. Eshte nder vendet me te frekuentuara nga turistet malore por asgje seshte bere. Shikoni nje here premtimet e harruar ne sirtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit