-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordi ul naftën me 4 lekë

Kryesoret

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Me vendim të Bordit të Transparencës duke nisur nga pasditja e sotme çmimi i naftës do të jetë 203 lekë/ litri, pra duke ulur 4 lekë  ndërsa ai i benzinës 191 lekë/ litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Janar, ora 18.00.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 113 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit