-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elkann këmbëngul për Juvenstusin: Nuk do të shes një nga pasionet e gjyshit tim

Kryesoret

Pronari i Juventusit, John Elkann ka këmbëngulur se Bianconerët nuk janë në shitje pasi ai nuk dëshiron të braktisë një nga pasionet e gjyshit të tij, Gianni Agnelli.

Elkann foli për gazetën financiare franceze Les Echos, duke prekur edhe çështjet e fundit me të cilat përballet Juventusi.

Andrea Agnelli dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Bianconerëve në nëntor 2022 dhe gjigantët e Serisë A kanë marrë së fundmi një dënim për heqjen e 15 pikëve për shkak të parregullsive financiare.

Familja Agnelli ka qenë në krye të Juventusit për 100 vjet dhe Elkann nuk është i gatshëm ta shesë klubin.

“Është një lidhje e fortë që i rezistoi krizave të ndryshme gjatë ekzistencës së saj. Nuk do ta braktisim një nga pasionet e gjyshit të tij”.

“Unë e kam admiruar gjithmonë guximin e tij. Nëse ka një shembull që ai më ka dhënë, është të marr përgjegjësi gjithmonë, edhe në momente të vështira”, deklaroi Elkan, që udhëheq me kompanitë si Stellantis dhe Exor.

Gianni Agnelli, me nofkën ‘Avokati’ është një nga presidentët më ikonë në historinë e Bianconerëve dhe një nga biznesmenët më të shquar italianë.

2 ditë më parë Juventus i bëri nderime në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit