-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një nga tre kokat e trafikut! Kush është bosi i arrestuar tre vite më parë?

Kryesoret

15 nga 21 shqiptarët e përfshirë në bandën e drogës në Durrës që trafikonte drejt Italisë janë arrestuar, të tjerët janë në kërkim. SPAK njofton se nga hetimet është provuar se banda ka tentuar që të trafikojë 120 kilogramë kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme. Vlera llogaritet nw mbi 4 mln euro.

“Duhet mall i mirë për në Itali”! VIDEO-Momenti i goditjes së bandës shqiptare në Durrës

Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim dhe është zhvilluar në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, Breshia, Milano, Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike.

SPAK deklaron se grupi kriminal është krijuar dhe është drejtuar nga tre shqiptarë; Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe E.M. të cilët kanë koordinuar veprimet midis tyre për drejtimin e grupit kriminal.

Braniol Liço, një nga tre bosët e bandës së trafikut të drogës, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë që u shkatërrua nga një megaoperacion i autoriteteve italian enë bashkëpunim me SPAK, është arrestuar në Tiranë më 2020.

Braniol Liço (Ago) 48 vjeç banues në Durrës, ishte dënuar nga gjykata e Apelit në Brescia, në Itali në vitin 2016 me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

SPAK: Tre durrsakët në krye të bandës që furnizonin Italinë me kokainë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit