-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti Begaj takim me Isabel Santos, fokusi i bisedës rruga e integrimit në BE

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ditën e sotme priti raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.

Gjatë takimit ata biseduan mbi rrugën evropiane dhe sfidat reformuese e zhvilluese të vendit.

Presidenti vlerësoi punën dhe kontributin e eurodeputetes Santos dhe të kolegëve të saj në përgatitjen e raportit të vitit të shkuar për Shqipërinë.

Begaj gjithashtu vlerësoi frymën mbështetëse për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Presidenti diskutoi edhe në lidhje me agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe u shpreh se Shqipëria do të mbetet gjithmonë një partner i besueshëm në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian dhe do t’i bashkohet gjithmonë vendimeve e qendrimeve të BE-së në këto drejtime.

Gjatë bisedtës ata u ndalën dhe në zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat specifike me të cilat po përballet ky rajon veçanërisht në kushtet e reja gjeopolitike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit