-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ina Zhupa: Le të vijë Rama këtu, ndryshe seancë normale këtu nuk mund të ketë!

Kryesoret

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se kryetarja e saj ka shkelur hapur rregulloren në mënyrë të vazhdueshme duke u mohuar deputetëve demokratë të drejtën për mocion me debat me Kryeministrin Rama.

Sipas Zhupës, në seancë duhet të vijë Rama, sepse përndryshe seanca nuk mund të bëhet.

“Keni shkelur rregulloren e Parlamentit në mënyrë të vazhdueshme, duke i mohuar deputetëve të opozitës një mocion me debat me Kryeministrin për një aferë që flet e gjithë bota. Ne kemi një tradhtar të korruptuar, që ka cënuar sigurinë kombëtare. Që na ka vënë  në dyshim bashkëpunimin me një aleat tonin strategjik SHBA dhe NATO. Një tradhtar të korruptuar, që vjedh paratë e shqiptarë për të goditur opozitën, për të bërë biznes me rusët. Ku e keni kryeministrin Rama që të japë shpjegime për kërkesat e opozitës? Ku fshihet? Ai tradhtar që ka baltosur emrin e Shqipërisë. Le të vijë Rama këtu se ndryshe seancë normale këtu nuk mund të ketë.”,  u shpreh deputetja demokrate.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit