Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca e Kuvendit. Lindita Nikolla i kërkoi që të tërhiqte fyerjet dhe të ulej nga foltorja në karrige.
Gazment Bardhi nuk pranoi dhe nuk lejoi ministrin Peleshi që të vijonte me prezantimin e projektligjit të rendit të ditës.
“Ju jeni një kukull e Edi Ramës, ku është fshehur Edi Rama?” ishin fjalët e Bardhit drejtuar Nikollës. Kryetarja e Kuvendit e përjashtoi.









