-sidi education-spot_img
29.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD e kërkon në parlament, Rama bëhet i “gjallë” në Twitter: Dëshpërim total

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin që po vijon në parlament. Opozita kërkon që kryeministri të japë llogari përballë deputetëve për akuzat e dosjes së “McGonigal”. Edi Rama refuzoi që të ishte i pranishëm në debat duke ia deleguar të drejtën Elisa Spiropalit. Nga rrjetet sociale, kreu i qeverisë sulmoi opozitën.

“Një abuzim total me lirinë e fjalës,me të vërtetën,me publikun,në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.

Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit