-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krasniqi vizitë zyrtare në SHBA, flet për dialogun me Serbinë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit në SHBA është takuar me drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC) Adi Muzurovic.

Lideri i opozitës e ka falënderuar drejtorin Muzurovic për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në garantimin e sigurisë në Kosovë.

Krasniqi ritheksoi qëndrimin e PDK-së për pesë shtyllat që duhet të dalin nga marrëveshja eventuale.

“Bashkë diskutuam edhe në lidhje me zhvillimet aktuale politike, posaçërisht për dialogun Kosovë – Serbi. Unë ritheksova edhe një herë qëndrimin e PDK-së për pesë shtyllat që duhet të dalin nga marrëveshja eventuale, të cilat, përveç ruajtjes së karakterit unitar të shtetit sipas rregullimit aktual kushtetutes, përfshijnë edhe njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, si rezultat i domosdoshëm i këtij procesi”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së theksoi se SHBA-ja kanë qenë një aleat i besueshëm dhe pazëvendësueshëm përgjatë ngritjes së shtetit tonë, andaj, siç tha ai, fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i mëtutjeshëm në këtë periudhë të sfidave të kohës, është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit