-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet polici

Kryesoret

Gjykata e Elbasanit ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë Ilirjan Braçja.

Nga hetimet e kryera nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, rezulton se punonjësi i mësipërm ka qenë në dijeni të faktit të paligjshmërisë së shtetasve N. T. dhe Z. T., të cilët i ka orjentuar që t’i shmangen kontrolleveve të policisë duke spostuar shërbimet gjatë kohës që është në detyrë. Gjithashtu, ai i ka orjentuar këto subjekte t’i fshehin automjetet e tyre me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme gjatë operacioneve policore të kryera nga efektivët e tjerë të Komisariatit të Policisë Gramsh, duke dekonspiruar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për identifikimin e përsonave të tjerë të përfshirë në këtë paligjshmëri.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit