-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron paralajmëron për “pasoja” nga progami bërthamor i Iranit

Kryesoret

Presidenti francez Emmanuel Macron kritikoi “nxitjen e shpejtë” të programit bërthamor të Iranit pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ishte në Paris për të kërkuar një qëndrim më të fortë evropian kundër Teheranit, më 2 shkurt.

Në një deklaratë të lëshuar pas një takimi darke në Pallatin Elysee, Macron paralajmëroi se vazhdimi i programit bërthamor nga ana e Iranit “do të kishte pasoja të pashmangshme”.

Izraeli ka akuzuar prej kohësh Iranin se kërkon të prodhojë armë bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor synon vetëm prodhimin e energjisë.

Netanyahu shpreson se roli i Iranit në furnizimin me dronë për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë, si dhe shtypjen që vendi po i bën protestuesve në vend, do t’i shtyjë aleatët perëndimorë të heqin dorë nga çdo ringjallje e marrëveshjes së programit bërthamor të vitit 2015.

Franca pajtohet se nevojitet “qëndrueshmëri” në marrëdhëniet me Iranin, tha një burim diplomatik për agjencinë e lajmeve AFP, duke shtuar se programi bërthamor i Iranit ka arritur në “një pikë të rrezikshme”.

Izraeli nuk e refuzon dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, më 1 shkurt, në një intervistë për CNN.

Netanyahu tha se “padyshim është duke e konsideruar ” ofrimin e mbështetjes ushtarake për Kievin.

Ai tha se Izraeli është i gatshëm të dërgojë në Ukrainë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, Iron Dome.

Mirëpo, qëndrimi përkrahës i tij Ukrainën nuk është pa rrezik për Izraelin, pasi mbrojtja ajrore ruse e vendosur në Siri mund të kthehet kundër avionëve izraelitë.

Netanyahu – i cili u rikthye në pushtet në shtator të vitit të kaluar – tha gjithashtu se ai do të ishte i gatshëm të vepronte si ndërmjetës në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, nëse të dyja palët dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord./rel

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit