-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani franko-gjerman? SHBA: Në fund, Serbia duhet të njohë Kosovën

Kryesoret

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari që mbikëqyr politikën amerikane ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në Departamentin e Shtetit, foli për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se SHBA mbështet dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe arritjen e një njohje reciproke.

Politika jonë ka qenë shumë e qartë. Ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE për të normalizuar marrëdhëniet. Për ne, njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar. Ne mendojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet të njohin njëri-tjetrin, duhet të reduktojnë barrierat për tregtinë, duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e disa prej problemeve të pazgjidhura të mbetura nga vitet ’90 dhe të ecin përpara drejt integrimit evropian“, tha Gabriel Escobar.

Escobar tha se propozimi franko-gjerman është një plan i mirë. “Para së gjithash, ne mendojmë se dialogu ka një plan të mirë. Ne mendojmë se tani propozimi franko-gjerman të cilin ne e mbështesim. Unë isha atje, kur ata e dorëzuan atë, ishte një hap i rëndësishëm në normalizimin. Është një udhërrëfyes i mrekullueshëm, shpresojmë që të dyja palët ta pranojnë dhe të fillojnë menjëherë zbatimin e tij.

Por ndërkohë, ka mjaft fusha që ekzistojnë brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbeten të paplotësuara. Një nga më të rëndësishmet është Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Një nga fushat e tensionit të përhershëm në Kosovë është statusi i serbëve që jetojnë në veri. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe ishte kërkuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013” tha Escobar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit